“Paso” erdhi si çdo të premte për të gjithë dëgjuesit besnikë të TAR dhe dashamirësit e sportit të futbollit! Me të ftuar, diskutime të zjarrta që nuk shterojnë si në studio ashtu edhe me lidhjet telefonike. Këtë episod, e ftuar në studio krah Denisit, Glentit dhe një të ftuari mik të emisionit, Elvi Sharra ishte dhe gazetarja sportive Albana Bejko.
Teksa në studio është hapur diskutimi mbi ndeshjen që do të luhet ditën e sotme Dinamo- Vllaznia, Denisi dha mendimin e tij duke parashikuar se kjo ndeshje do të përfundojë 0-0. Por, gazetarja e kundërshtoi duke u shprehur:
Si mund ta mendosh që Vllaznia do dalë 0-0 nga ndeshja e kaluar që përfundoi 6-3.
Për sa i përket trajnerit të Partizanit, Bledi Shkëmbi për të cilin ka shumë diskutime pas humbjes së Partizanit, Albana tregoi se tifozët janë më shumë kundër tij.
Në rastin e Shkëmbit, Presidenca do jetë më protektive se tifozët. Në ndeshjen e fundit të Partizanit tifozët bën një banderolë kundër tij.
Duke lidhur futbollin me politikën për të krijuar një diskutim paksa dhe ‘funny’. Albana lidhi dy figura të politikës me dy skuadra të vendit tonë.
Ilir Meta është pro Dinamos. Basha te Skëndërbeu, dikur në krye tani po rrezikon. Ka një paralelizëm të lezetshëm këtu.
Teksa gjithashtu nuk mund të kalonte pa u përmendur shtyrja e ndeshjeve për shkak të motit jo të përshtatshëm, gazetarja u shpreh se në vende shumë të ftohta ndodhin të tilla gjëra.
Vende shumë të ftohta si Rusia i ndërpresin para kohe kampionatet. Atje ka një javë që është ndërprerë.