Celebrities Gossip Showbiz

Alban Skënderaj zbulon punën e tij të parë që nuk mund të na e merrte mendja kurrë

Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma muzikore online dhe si gjithmonë këngët e tij kanë qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List“. Por duket se, rruga e suksesit për Albanin nuk ka qënë aq e thjeshtë sa për të tjerët.

Së fundmi në një intervistë, këngëtari i njohur ka zbuluar për publikun se ka punuar që i vogël, madje puna e tij e parë nuk ka patur aspak lidhje me muzikën. Ai ka zbuluar se shiste çokollata e ka shtuar se ka punuar edhe shumë punë të tjera të ndryshme, edhe si shitës librash, në fabrikë, si kamarier, madje edhe si infermier.

Kur isha unë i vogël nuk kishim këto kushte që kemi sot. Unë kam shitur çokollata dhe pastaj kam bërë shumë punë të tjera. Puna ime e parë, mbaj mend, kur isha i vogël, kam shitur çokollata. Më pëlqente që të kontribuoja dhe të ndihmoja familjen. Mbaj mend ishte një kaos i madh ekonomik, shumë fëmijë të lagjes shisnin paketa. Mua më pëlqente të isha pjesë, të jepja një dorë në familje. Më vonë pastaj, kam bërë edhe shumë punë të tjera. Por asokohe të gjithë kështu bënin. Puna është krenari, sa më shumë të kesh punuar, madje sa më shumë profesione të kesh bërë, aq më i pasur do të jesh. Mendoj se edhe fëmijëve është mirë që krahas mësimeve, t’ua transmetojmë kulturën e punës, të dyja së bashku.

Ndërkohë rikujtojmë se, para pak kohësh i ftuar në emision “Paso” në “Top Albania Radio”, Albani ka ndarë me ne dhe profesionin që mund të kishte sot nëse nuk do të ishte bërë muzikant.