Music

Alban Ramosaj rrëfen detaje nga hitet më të bujshme të karrierës së tij

Në të mërkurën artistike të “Live From Tirana” ishte i ftuar këngëtari që me zërin e tij të ëmbël ka pushtuar zemrat e publikut, Alban Ramosaj. Këngëtari bukurosh erdhi sot pranë mikrofonit të TAR për të folur rreth këngëve të tij më të famshme si dhe për të zbuluar të reja nga jeta e tij profesionale.

Çkemi (2016)

“Kjo është kënga e parë fare. Doja të isha i drejtuar nga dikush me eksperiencë dhe kam punuar me ‘Red Box’ dhe Seven Saraçi.”

2.A më do (2016)

“Është një pyetje që i bëj vetes çdo ditë. Kjo është kënga e parë që kam bërë vetë. Gjithmonë kam qenë kundër kompromisit të artistit me publikun deri në një farë pike dhe nuk doja të shkruaja një këngë që nuk përshtatej me unin tim të brendshëm. Nuk do doja t’i ndryshoja gjë, sepse nuk do të më sillte këtu ku jam.”

3.Aurora (2016)

“Ky është emri i shoqes time imagjinare.”

4.Bitchi mesnatës (2017)

“Është një veshje metaforike që e përdorin shumë, unë e bëra këngë këtë veshje.”

5.Get High ft Beatrix Ramosaj (2018)

“Kemi shumë qejf t’i bëjmë klipin. Ka shumë vlerë emocionale. E kam shkruar për qejfin tim e të Beatrix, si dhe të dëgjuesëve që pëlqejnë këngë të tilla.”

6.Ike ( 2018) pt. 1/3 i “Hiareth”

“Kam shkruar disa këngë dhe ato që kanë dalë të treja kanë extra minuta me strofa që nuk janë dëgjuar ndonjëherë. Kam qenë në një gjendje ku doja t’i hidhja në letër mendimet. “Ike” më duket është shkruar e fundit dhe është pjesa kur një person ndahet. Është si një mall për një shtëpi që nuk ka ekzistuar më përpara. Për një dashuri që nuk e ke patur kurrë, dashuri platonike.”

7.A thu pse (2018) pt. 2/3 i “Hiraeth”

“Kur këndoja këtë këngë, i afrohesha shumë mikrofonit dhe ulja volumin e zërit. “A thu pse” është realisht ëndrra, është ëndërr, si tek klipi i saj.”

8.Ëndrrat e mia (2018) pt. 3/3 i “Hiraeth”

“Këtu unë zgjohem nga ëndrra. Ka shume detaje në klip që nuk janë zbuluar akoma.”

9.I nat ma fal (2020)

“Të them të drejtën nuk e kam bërë qellimisht ritmin që ta dëgjojnë të gjithë. Në atë periudhë po më pëlqente ai ritëm. Jam një njeri i fiksuar me zhanrin horror të filmave. Kam patur gjithmonë dëshirë të krijoja diçka të tillë. U mundova të sjell një risi në video e kinematografinë shqiptare.”

Autori i triologjisë më të preferuar në Shqipëri u shpreh se së shpejti do të vijë me një këngë të re. Ajo është një këngë e kompozuar nga vetë Albani gjatë kohës kur jetonte në Spanjë. Në këtë projekt do të njihemi me udhëtimin e tij romantik dhe emocional në Spanjë, ku mesa duket nuk do të kemi një fund të lumtur.

Nëse fjala dramë do ishte manifestuar, do të ishte kjo këngë.