Rajoni

Alarmuese situata në Greqi, mijëra peshq të ngordhur dalin mbi sipërfaqen e detit!

Mijëra peshq të ngordhur mbuluan sipërfaqen e detit në Volos të Greqisë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet se si mijëra peshq kanë mbuluar bregun e detit. Ekspertët duke folur për mediat greke pohuan se peshqit e ngordhur ishin peshq të ujërave të ëmbla.

Sipas tyre, ngordhjet masive të peshqve që po ndodhin në rajon për rreth një javë ishin për shkak të pamundësisë së peshqve të ujërave të ëmbla të arrinin në det përmes lumenjve në rajon dhe kanë dështuar të përshtaten me ujin e kripur të detit. Pas shpërndarjes së pamjeve në rrjetet sociale, prokuroria nisi hetim lidhur me incidentin për të përcaktuar ndotjen e ujit të detit në rajon dhe shkakun e ngordhjes së peshqve.