Bota

Alarmuese, një sëmundje misterioze po vret iriqët e detit dhe koralet!

Një epidemi vdekjeprurëse, e përhapur nga Deti i Kuq, ka vrarë një specie të tërë të iriqit të detit në Gjirin e Akaba, duke rrezikuar shkëmbinjtë koralorë të zonës. E gjithë popullata e iriqëve të detit të zi, një specie e njohur për të mbajtur të shëndetshëm shkëmbinjtë koralorë në ujërat e njohur gjithashtu si Gjiri i Eilat, u zhduk brenda dy muajsh. Gjetjet e studiuesve, citojnë vdekshmërinë masive në vende të tjera të rajonit, duke përfshirë Jordaninë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite. Fajtori i mundshëm është një parazit që shkakton një sëmundje që sjell një vdekje të shpejtë.

Studiuesi kryesor Omri Bronstein i Muzeut të Historisë Natyrore Steinhardt dhe Shkollës së Zoologjisë të Universitetit të Tel Avivit tha se:

Brenda vetëm dy ditësh, një Diadema setosum i shëndetshëm, një iriq deti i zi me gjemba të gjata, kthehet në një skelet, kjo tregon humbje masive të indeve. Disa dalin të vdekur në breg, të tjerët i hanë peshqit, duke përshpejtuar kështu transmetimin e sëmundjes.

Bronstein tha muaj më parë se kishte raporte për vdekje të iriqit të detit në Greqi dhe Turqi. Në fillim situata nuk ishte alarmante, pasi ishte një specie e ardhur në zonë, por tani patogjeni është rikthyer përsëri në popullatën natyrore të këtyre iriqëve në Detin e Kuq. Studiuesit thonë se një raport u është dorëzuar autoriteteve mjedisore izraelite dhe se masat emergjente janë duke u konsideruar për të mbrojtur shkëmbinjtë koralorë.