“Lëkundja” e një ylli i ka alarmuar studiuesit për një vrimë të zezë të madhe në Rrugën e Qumështit. “Është vrima e zezë yjore më masive e njohur deri më sot në galaktikën tonë”,-njoftoi Observatori Jugor Evropian (ESO), me qendër pranë qytetit gjerman të Mynihut. Vrima e zezë, e quajtur Gaia BH3, ka rreth 33 herë masën e Diellit tonë.
Vrimat e zeza yjore në Rrugën e Qumështit masin mesatarisht vetëm 10 herë më shumë se masa e Diellit. Më i madhi i njohur më parë Cygnus X-1 ka rreth 21 masa diellore. “Askush nuk priste të gjente një vrimë të zezë me masë të lartë që fshihej aty pranë, e pazbuluar deri më tani. Ky është lloji i zbulimit që bëni një herë në jetën tuaj kërkimore”- theksoi në një deklaratë astronomi Pasquale Panuzzo.
ESO thotë se vrima e zezë është jashtëzakonisht afër Tokës në një distancë prej “vetëm” 2 000 vjet dritë. Një vit dritë është distanca që përshkon drita në një vit, një distancë prej 9,46 trilionë kilometra. BH3 u zbulua falë të dhënave të mbledhura nga misioni Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA).
Rruga e Qumështit është shtëpia e miliona planetëve potencialisht të banueshëm dhe afërsisht katër prej tyre mund të strehojnë qytetërime të liga aliene që do të pushtonin Tokën nëse do të mundeshin, ka sugjeruar një studim i ri i postuar në bazën e të dhënave të arXiv.
Punimi i ri, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, shtron një pyetje të veçantë: ‘Cilat janë shanset që njerëzit një ditë të mund të kontaktojnë një qytetërim armiqësor alien që është i aftë të pushtojë planetin tonë?’ Për t’iu përgjigjur kësaj, autori i vetëm i studimit Alberto Caballero, një student i doktoraturës në zgjidhjen e konflikteve në Universitetin e Vigos në Spanjë filloi duke shikuar prapa në historinë njerëzore përpara se të shikonte yjet.