Sipas studimeve, rastet e infarktit të miokardit akut kanë pësuar një rritje tek të rinjtë gjatë viteve të fundit. Por cilat janë shkaqet e këtij fenomeni në rritje? Ekspertët identifikojnë faktorët e rrezikut si duhanpirjen, konsumimin e alkoolit dhe ushqimet e pashëndetshme si disa nga shkaktarët kryesorë.
Gjendjet shëndetësore që ndihmojnë në këtë rritje përfshijnë hipertensionin arterial, kolesterolin e lartë, obezitetin. Po ashtu, pandemia e Covid-19 ka kontribuar në rritjen e rrezikut për infarkt tek të rinjtë, duke ndikuar negativisht në shëndetin kardiovaskular.
Puna nga shtëpia ka nxitur zakone më pak të shëndetshme dhe një stil jetese sedentare. Për të reduktuar rrezikun e infarktit, është e rëndësishme të kujdesemi për veten duke mos pirë duhan, praktikuar aktivitet fizik të rregullt, duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm, të varfër me yndyra shtazore dhe me kalori të reduktuara. Parandalimi duhet të jetë i vazhdueshëm, duke monitoruar presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit, dhe nëse është e nevojshme, duke kryer ekzaminime specifike për zemrën.
Rikujtojmë se, të hënat duket se janë të këqija për zemrën tuaj, sipas një studimi të ri nga Fondacioni Britanik i Zemrës. Lloji më i rrezikshëm i sulmit në zemër, i njohur si STEMI, ka më shumë gjasa të ndodhë të hënën se çdo ditë tjetër të javës. Dhe studiuesit u befasuan kur zbuluan një rritje të pazakontë në sulmet në zemër STEMI të dielave gjithashtu. Për ata që nuk e dinë, STEMI është shkurtimi i një ataku në zemër me një arterie koronare plotësisht të bllokuar, marrë nga emërtimi në anglisht.