Ylli hollivudian Al Pacino, do të bëhet baba për herë të katërt. Sipas burimeve e dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë. Aktori tashmë ndan vajzën Julie, 33-vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22-vjeç, me Beverly D’Angelo. Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah.
Megjithëse supozohet se ky të jetë një lajm i gëzuar, kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 53 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi asaj të bënte një test të atësisë. Sipas një burimi të pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.
Alfallah, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, bëri një test që vërtetoi se aktori ishte vërtet babai i fëmijës së saj. Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29-vjeçare ishte shtatzënë. Ylli i filmit “Scarface” deri para dy muajsh nuk e kishte idenë se do të kishte fëmijën e tij të katërt.
Rikujtojmë se ikona tjetër e kinematografisë Robert De Niro u bë rreth 1 muaj më parë baba për herë të shtatë. Emri i vajzës është Gia Virginia Chen De Niro, një fryt dashurie me të dashurën Tiffany Chen.