Aktori i njohur Al Pacino është përfolur së fundmi për një romancë me producenten 53 vite më të re, Noor Alfallah. Pacino dhe Alfallah u fotografuan së bashku këtë javë duke darkuar në një ekspozitë të re arti me veprat e piktorit Julian Schnabel.
28 vjeçarja ka qenë më parë në lidhje me Mick Jagger, investitorin miliarder dhe filantropistin Nicolas Berggruen dhe gjithashtu është parë në Los Angeles me 91-vjeçarin Clint Eastwood, për të cilin ajo këmbënguli se ishte mik i familjes. Një burim tregoi për “Page Six” se:
Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar dhe shumë të pasur. Prej disa kohësh ajo ishte me Mick Jagger dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen. Ajo ka disa kohë me Al Pacinon dhe kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem për të, edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Noor shoqërohet shpesh me njerëz të pasur dhe vjen gjithashtu nga një familje e pasur.
Rikujtojmë, se kjo është hera e parë që 81-vjeçari është parë në një takim që nga ndarja e tij në vitin 2020 nga aktorja izraelite Meital Dohan, e cila kishte një problem me diferencën në moshë. Sjellim në vëmendje se aktori i famshëm hollivudian para dy vitesh bëri një gafë të madhe teksa ishte i ftuar në emisionin “The One Show”. 81-vjeçari u shfaq në emision së bashku me kolegun e tij Logan Lerman për të promovuar spektaklin në “Amazon Prime”, “Hunters”.
Ai tha se ndonjëherë ëndërron për gjërat që dëshiron t’i bëhen realitet dhe theksoi se ka ëndërruar edhe që jetë i ftuar special në “The One Show”. Drejtuesit e emisionit shtangën ndërkohë që kolegu i tij i përshpëriti në vesh “Al, ti je në The One Show”. Pacino mesa duket kishte harruar që ishte i ftuar në këtë emision dhe u ngrit që të largohej nga transmetimi para se ta kuptonte që gjendej pikërisht aty ku duhej.