Al Pacino dhe e dashura e tij, Noor Alfallah, kanë përfunduar lidhjen e tyre pas vetëm 16 muajsh që nga lindja e fëmijës së tyre. Pas ndarjes, Pacino shprehet se ndjen frikë se do të përjetojë vetminë.
Pavarësisht ndarjes, ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë si bashkë-prindër të djalit të tyre, Roman. Në një intervistë për revistën “People”, Pacino njoftoi se tani ata janë në një “miqësi” në vend të një “marrëdhënieje”.
Në kujtimet e tij të fundit, Pacino shkroi:
Gjithçka është një biletë për trenin e dhimbjes. ‘Do të shkosh apo jo?’ Jo, unë do të qëndroj këtu, në stacion
Ai shprehu se ndien se marrëdhënia nuk e përshtatej për të.
Pacino ka pasur lidhje të njohura me aktoret Diane Keaton, Beverly D’Angelo dhe Lucila Polak, ndërsa lidhja me D’Angelo zgjati nga 1997 deri në 2003.