Aktori Al Pacino ka zbuluar së fundmi se në vitin 2011, për shkak të problemeve financiare, ka vendosur të pranojë rolin në filmin e Adam Sandler. Në një intervistë të fundit për ‘The New York Times’, aktori 84-vjeçar ka folur për shëndetin e tij gjatë pandemisë, por edhe pse e pranoi rolin në komedinë “Jack and Jill”, ku një nga producentët është Adam Sandler.
Adam Sandler luan binjakët Jack dhe Jill dhe filmi është i fokusuar në marrëdhënien e tyre. Jack është një burrë i suksesshëm nga Los Angeles dhe Jill është e papunë. Problemi lind pasi Jill viziton Jack ndërsa ai është duke punuar në një reklamë me Al Pacino.
Pacino do të donte që djali i tij 1-vjeçar Roman, të cilin e ndan me të dashurën Noor Alfallah, ta shikonte këtë film të veçantë në të ardhmen sepse është qesharak. Aktori shpjegoi:
Ka ardhur një moment në jetën time kur më duhej një rol sepse kuptova se nuk kisha më para. Më duhej diçka shpejt. Kështu që mora këtë rol.