Showbiz

Akuzoi Leonard Bombajn për ngacmim seksual para 10 vitesh, Ajsi Xhaxhaj falenderon Arjan Konomin për përjashtimin e Elvisit

Shumë prej jush me siguri e kujtojnë historinë e Ajsi Xhaxhaj e cila para 10 vitesh kur ishte ende e vogël akuzoi regjisorin dhe aktorin Leonard Bombaj për ngacmim seksual. Kujtojmë se Ajsi ka qenë një ndër vogëlushet e para e cila iu bashkua spektaklit të fëmijëve “Kripëmjaltëzat” që drejtohej nga Bombaj asaj kohe para ngjarjes së bujshme.

Që prej asaj kohe ajo është distancuar nga ekrani e nga ëndrra e saj e madhe, aktrimi. Por, ajo është rikthyer me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale për një ngjarje që i ka tërhequr vëmendjen në “Për’puthen”.

Bëhet fjalë për përjashtimin e Elvis Locos nga Arjan Konomi i cili dënoi ashpër veprimin e tij kundrejt Antonelës duke i postuar një foto të lakut të litarit. Pas përjashtimit të tij, Loco bëri një postim të gjatë ku shpjegoi se veprimi i tij është keqinterpretuar nga Arjani.

E teksa kësaj ngjarjeje i erdhi fundi, Ajsi e ktheu sërish në kujtesë duke falenderuar publikisht Arjan Konomin për këtë veprim dhe për faktin se ai ka folur edhe rreth çështjes së saj duke e mbrojtur.

“Arjan Konomi asnjë si unë mund të të besojë në reagimin për të mbrojtur një femër që i tregojnë lakun e litarit. Dhe dua t’i përgjigjem gjithë atyre mendjeshkurtëve që e interpretojnë si personale. As e njoh dhe as më njeh dhe as e kam takuar kurrë Arjanin, por nuk mund të hesht për të mos thënë historinë time, kur para 10 viteve që isha ende fëmijë dhe denoncova një abuzim, Arjani ishte i vetmi person në botën mediatike që më mbështeti. Fjalët e tij më dhanë kurajo dhe jetë mua dhe familjes sime në atë moment të vështirë kur askush tjetër nuk na dëgjonte. Ti nuk e di Arjan se fjalët e tua më dhanë shumë forcë dhe unë kurrë nuk pata mundësinë të të falenderoja për këtë. Ndaj sot të besoj dhe të mbështes në reagimet e tua, sepse askush si unë të kupton sesa i vërtetë, i drejtpërdrejtë dhe real je në reagimet e tua në situata kaq të rënda. Mos hesito asnjëherë dhe mos u ndiko nga askush për të shprehur zjarrin e mendimit dhe opinionit tënd pavarësisht interpretimeve. Vendit tonë i duhen njerëz si ty Arjan Konomi!”