Modelja e njohur Julia Fox, ka reaguar ndaj thashethemeve se ka humbur peshë duke përdorur injeksionin e insulinës Ozempic. Së fundmi në një intervistë ajo ka thënë se nuk do të përdorte kurrë një injeksion që i ndihmon pacientët të mbijetojnë.
Shumë thonë që unë marr Ozempic. Kjo nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk e kam përdorur dhe nuk do ta bëja kurrë. Ka diabetikë që kanë nevojë për të.
Një semaglutide, e cila është përbërësi aktiv në Ozempic, i përket një klase medikamentesh të quajtur agonistë GLP-1. Këto komponime përsërisin një hormon që ne të gjithë e prodhojmë në zorrët tona, i cili lirohet pasi fillojmë të hamë. Me fjalë të thjeshta, frenon oreksin dhe ‘mashtron’ trupin që të ndihet i ngopur.
Bukuroshja ka vendosur ta pranojë faktin se trupi i saj nuk duket si dikur.
Nëse shoh një produkt tjetër bukurie që thotë se është kundër plakjes, do ta padis prodhuesin. Do të plakem pavarësisht nëse e vendos atë serum 500 dollarësh në fytyrën time. Le të mos gënjejmë veten.
Rikujtojmë, se Fox doli në qendër të vëmendjes së publikut amerikan pas romancës që krijoi me reperin Kanye West. Megjithatë, historia e tyre e dashurisë zgjati shumë pak.