Showbiz

Akuzohet për përdhunim e ngacmime seksuale, Bill Cosby rrezikon 10 vite burg

Thuhet se personazhet të cilët janë akuzuar haptazi për ngacmime seksuale janë vetëm maja e ajsbergut pasi e gjithë industria e Hollywood është një rrjet i madh dhe i ndërlikuar kriminal.

Aktori dhe regjisori i madh Bill Cosby duket se është i akuzuari i radhës dhe i pari mbi të cilin do të merren masa konkrete. Ai është akuzuar disa herë për përdhunim dhe ngacmime seksuale nga vajza të ndryshme por gjithashtu edhe nga ish-basketbollistja Andrea Constad.

Edhe pse 80-vjeçari i ka mohuar të gjitha akuzat, gjykata e Los Angeles ka vendosur në favor të të akuzuesëve dhe sipas, BBC, aktori mund të përballet me 10 vite burg.