Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, ditën e sotme në media po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.
Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike. Ende nuk kemi asnjë reagim nga vetë Gjiko, Elita apo njerëz të afërm të tij, megjithatë urojmë që gjithë kjo të mos jetë e vërtetë edhe pse faktet flasin ndryshe.
Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.
Ne urojmë që të ketë sa më shpejt një reagim apo shpjegim nga artisti.