Ricky Martin është akuzuar për incest nga nipi i tij 21-vjeçar dhe mund të përballet me deri në 50 vjet burg nëse shpallet fajtor. Vëllai i tij, Eric Martin, që atëherë e ka identifikuar viktimën e supozuar si nipin e këngëtarit, Dennis Yadiel Sanchez, raportoi gazeta spanjolle ‘Marca’. Martin akuzohet se ka “ushtruar sulme fizike dhe psikologjike” ndaj Sanchez gjatë lidhjes së tyre 7-mujore, e cila përfundoi rreth dy muaj më parë.
Një përfaqësues i këngëtarit, i quajti më parë akuzat e abuzimit plotësisht të rreme dhe të fabrikuara në një deklaratë të dhënë për “People” në fillim të këtij muaji. Ylli, i cili u pa në Los Angeles së fundmi në xhirimet e mini-serialit të tij të ri AppleTV+, do të dalë para gjykatës më 21 korrik.
Akuzuesi i Martinit, që besohet të jetë Sanchez, paraqiti një urdhër ndalimi kundër këngëtarit më 1 korrik sipas ligjit të Puerto Ricos për dhunën në familje. Urdhri e ndalonte Martinin të kontaktonte ose ta telefononte atë, i cili dyshohet se ‘kishte frikë për sigurinë e tij’. Sanchez pretendoi se Martin nuk e pranoi ndarjen dhe është parë duke ecur pranë shtëpisë së tij në të paktën tre raste, sipas urdhrit të rishikuar nga ‘El Vocero’, një gazetë portorikane.
Ai gjithashtu pretendoi se Martin kishte “konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe droge”. Ekipi ligjor i Ricky i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza sipas tyre të neveritshme.
Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë dhe nuk do të ishte kurrë i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij. Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e neveritshme. Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë kaq urgjente. Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të hidhet poshtë sapo një gjykatës të shikojë faktet.
Vetë Ricky i është përgjigjur këtyre akuzave me fjalët:
Urdhri i mbrojtjes i dhënë ndaj meje bazohet në akuza krejtësisht të rreme, ndaj do të përgjigjem përmes procesit gjyqësor me faktet dhe dinjitetin që më karakterizon. Për shkak se është një çështje ligjore në vazhdim, nuk mund të bëj deklarata të detajuara në këtë moment. Unë jam mirënjohës për mesazhet e shumta të solidaritetit dhe i pranoj me gjithë zemër.
Rikujtojmë se, ndaj këngëtarit të njohur, Ricky Martin është ngritur një padi me një vlerë prej 4.3 milionë dollarësh nga ish-menaxherja e tij, Rebecca Drucker. Ajo ka punuar me Martin nga viti 2014 deri në 2018-ën dhe më pas përsëri nga 2020 në vitin 2022. Drucker po padit artistin e muzikës latine për komisione të papaguara, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të mërkurën në Gjykatën Qendrore të Qarkut të Los Anxhelosit që përmend akuza që mund t’i japin për fund karrierës së Martin, sipas New York Post.