Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.
Vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet ‘Malli’ dhe është pëlqyer shumë nga publiku, Dafina lançoi një tjetër projekt që ishte bërë mjaft virale në TikTok dhe para publikimit, ‘Dhimbje dhimbje’. E teksa është një këngë që ka bërë mjaft bujë, padyshim që edhe klikimet në YouTube janë të shumta.
Kjo gjë ka bërë ndjekësit e artistes të dyshojnë që i ka blerë, një debat ky që nuk duket të ketë ndonjëherë një përfundim, një prej tyre i ka komentuar dhe bukuroshja nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje.
Për ekipin tim komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës, as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat.
Së fundmi bukuroshen do ta shikojmë edhe në një fushë tjetër përveç muzikës, tashmë Dafina do të jetë edhe aktore dhe këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory.