Google po akuzohet se ka përfituar nga dominimi i saj në treg për ta bërë më të vështirë kërkimin e një shërbimi rival të saj. Tuta Mail e cila thotë se numëron më shumë se 10 milionë përdorues në mbarë botën, pretendon se që nga marsi nuk është shfaqur dukshëm në kërkimet e Google. Kompania ka bërë një ankesë në BE duke pretenduar se Google po e dëmton biznesin rival të saj.
Kjo akuzë është mohuar nga gjiganti teknologjik i cili thotë se Tuta mbetet “ehtësisht e qasshme nëpërmjet motorit të tij të kërkimit. “Në fillim të marsit të vitit 2024 Google papritmas ndaloi së shfaquri faqen tonë të internetit. Kompania duhet të ndalojë menjëherë këtë kufizim të shfaqjes së faqes sonë të internetit në rezultatet e saj të kërkimit”,-tha Matthias Pfau, bashkëthemelues i Tuta Mail.
Algoritmi i Google përdor një sërë faktorësh për të përcaktuar renditjen e rezultateve të kërkimit. Por, kompania mohon që përditësimet e algoritmit të saj të favorizojnë ndonjë uebsajt të veçantë. “Përditësimet e renditjes së kërkimit absolutisht nuk synojnë të favorizojnë produktet e Google apo ndonjë uebsajt tjetër të veçantë”-tha kompania. Megjithatë, Tuta e akuzon për shkeljen e ligjeve të BE-së dhe thotë se Google po ndikon në fitimet e shërbimit privat të saj.
Google ka njoftuar se do të investojë 600 milionë euro në një qendër të re për ruajtjen e të dhënave në Holandë, ku do të duhej të punësoheshin 125 persona. Nga 2014, gjigant amerikan i teknologjisë ka investuar mbi 3.8 miliardë euro në qendra dhe infrastrukturë digjitale në Holandë, kurse në vitin 2019 paralajmëroi tre miliardë euro shtesë investim në zgjerimin e qendrave për ruajtjen e të dhënave në Evropë.
Kapacitetet e tyre të ruajtjes dhe trafikut të të dhënave në Evropë sot përfshijnë Irlandën, Finlandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Danimarkën. Një vit më parë, ata njoftuan, duke cituar të dhëna të pavarura kërkimore, se bazat e tyre në Torino dhe Milano të Italisë mund të krijojnë një treg të ri që mund të arrijë një vlerë prej 1.9 miliardë euro deri në vitin 2025. Në fillim të këtij viti, ata raportuan se po planifikonin një investim miliardë dollarësh në ndërtimin e një qendre të dhënash edhe në Mbretërinë e Bashkuar.