Sipas një raporti të ri, kallëzimet penale të ngritura kundër Alec Baldwin për të shtënat fatale të vitit 2021 në sheshxhirimin e “Rust” do të hidhen poshtë. Prokurorët specialë të emëruar së fundmi, Kari Morrissey dhe Jason Lewis, pritet të dorëzojnë dokumentet së shpejti, raportoi Deadline të enjten.
Duke vepruar kështu, dyshja do të hedhin poshtë pretendimet për vrasje të pavullnetshme. Megjithatë, akuzat kundër të pandehurës Hannah Gutierrez-Reed, ende nuk janë pastruar, që do të thotë se çështja – dhe përfshirja e Baldwin – mund të shqyrtohen në të ardhmen. Avokatët e Baldwin, Luke Nikas dhe Alex Spiro, në përgjigje të lajmit u shprehën se:
Ne jemi të kënaqur me vendimin për të pushuar çështjen kundër Alec Baldwin dhe për të inkurajuar një hetim të duhur mbi faktet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
Vendimi vjen vetëm dy javë përpara se të mbahej një mini-gjykim për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins. Hutchins, 42 vjeç, u qëllua për vdekje në setin e filmit kur arma e Baldwin lëshoi një plumb të drejtpërdrejtë, duke e goditur atë në gjoks.
Regjisori i filmit, Joel Souza, gjithashtu u plagos në të shtënat, por nuk u ngrit asnjë akuzë në lidhje me plagët e tij. Baldwin, 64 vjeç, ka mohuar me vendosmëri se ka tërhequr ndonjëherë këmbëzën e armës, duke u deklaruar i pafajshëm për vrasjen aksidentale në muajin shkurt.
Megjithatë, prokurorët argumentuan se “fotot dhe videot tregojnë qartë Baldwin, shumë herë, me gishtin e tij brenda mbrojtëses së këmbëzës dhe në këmbëzë” përpara të shtënave vdekjeprurëse. Baldwin fillimisht përballej me deri në pesë vjet burg, ku më vonë u rrëzua në vetëm 18 muaj pas hekurave. Ndërkohë, “Rust” do të rifillojë xhirimet në Montana këtë javë.