Aktualitet Rajoni

Akuzat e Kurtit për Serbinë në NYT, Vuçiç: Ai vuan të veshë uniformën e të aktrojë si Zelensky

Të premten në New York Times u publikua një vështrim i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. Ai aty ka shkruar se “një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë” dhe se do t’i mundësonte Serbisë që të përpiqet “të pushtojë territorin me agresion”.

Duke iu përgjigjur shkrimit, Vuçiçi në një konferencë për media akuzoi Kurtin se “vuan të veshë uniformën e të aktrojë si një Zelensky i vogël”.

“Siç po armatosen ata, në fakt po armatosen nga turqit nëpërmjet gjermanëve e amerikanëve shumë më tepër sesa unë dua, e shumë më pak sesa që ai do të dëshironte. E sa u përket atyre marrëzive të tij se kush dëshiron luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi që gjithë jetën e tij lëngon që ta veshë uniformën dhe të shtiret në Ballkan si Zelensky i vogël”, ka thënë Vuçiçi.

Në shkrimin në NYTimes, Kurti deklaroi se Serbia ka investuar shumë në ushtrinë e vet dhe në bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, nën drejtimin e Vuçiçit. Ai kujtuar po ashtu se Vuçiçi ka qenë ministër i propagandës nën udhëheqjen e Millosheviçit.