Pas lajmit se ish-asistentja e Kanye West, Lauren Pisciotta, ka paditur reperin për drogë dhe përdhunim, në padi janë bërë publike dhjetëra akuza të reja shqetësuese. Padia e re prej 88 faqesh e ngritur mbrëmjen e së premtes zbulon edhe shumë gjëra, ku në këtë mes përfshihet edhe Bianca Censori.
Thuhet se reperi donte që të kishte marrëdhënie me nënën e saj. Censori ishte në SHBA me një vizë pune në atë kohë dhe nëna e saj po vizitonte Los Angelesin nga vendlindja e tyre Australia. Pisciotta pohoi se Censori iu përgjigj mesazheve të West sepse po këmbngulte vazhdimisht.
Sipas dosjes, West një herë i dërgoi një mesazh gruas së tij, Bianca Censori, ku ai fliste se dëshironte seks me nënën e saj, Alexandra, ndërsa Bianca shikonte. Në padi pretendohej gjithashtu se ky ishte një “fiksim” i ripërsëritur, dhe ai në raste të tjera kishte interes për të bërë seks me nënat e ‘objektivave të tij seksuale’.
Sipas Daily Mail, ish-asistentja e West, Pisciotta, pretendoi në padinë e saj se reperi dikur i dërgoi mesazh Censorit se donte të flinte me nënën e saj. Ajo pretendoi se reperi i dërgoi asaj një screenshot të bisedës, në të cilën ai i shkruante arkitektes, “Dua të bëj seks me mamanë tënde. Para se ajo të largohet.” Mesazhi vijues thoshte: “A duhet të shtoja, do të doja që të më shikoje duke bërë seks me nënën tënde.”
Në atë kohë, nëna e Censorit ishte duke vizituar vajzën e saj në Los Anxhelos, ndërsa Censori ishte ende në vend me një vizë pune dhe ende e pamartuar me West. Në padinë e saj, Pisciotta zbuloi se Censori përfundimisht iu përgjigj mesazhit të West vetëm disa minuta më vonë, pa asnjë shprehje të dukshme tronditjeje në përgjigjen e saj.
“Kjo është ajo që ajo shkroi… ajo është (Alexandra) e martuar. Unë do të bëj seks me dikë këtë fundjavë dhe do të të them herën tjetër që do të jesh brenda meje,” thuhej në padi.
Pisciotta pretendoi se Ye përdori lidhjet e tij në kompani të tilla si Adidas dhe Gap për të marrë viza pune për të trafikuar gra në SHBA për shfrytëzim seksual. Atyre iu dhanë “punë të paqarta” në kompani dhe u detyruan të nënshkruanin marrëveshje konfidencialiteti për përvojat e tyre. Fillimisht, Censori ishte një shembull tipik i kësaj. Padia pretendonte se ai bënte shpesh seks me punonjësit dhe kishte një “listë të radhës të të ftuarve” në zyrat e kompanisë së tij Yeezy. Ai përdori gjithashtu banjat e stafit dhe dhomat e zhveshjes, thuhet në padi.