Ylli i “KUWTK” Kim Kardashian dhe reperi i njohur Kanye West së fundmi thuhet se mund të përballen me ligjin, pasi ish-punonjës të tyre po mendojnë t’i hedhin në gjyq. Disa nga punonjësit e dyshes thuhet se janë të pakënaqur nga kushtet e tyre të punës dhe po kërkojnë një zgjidhje.
Ky lajm vjen vetëm, pak muaj pasi disa njerëz të korit të shërbimit të së dielës hodhën akuza për Kanye. Asokohe u pretendua se reperi kishte keqtrajtuar disa punonjës. Gjithashtu thuhet se disa nga punonjësit janë adoleshentë dhe se një pjesë prej tyre kanë punuar përtej kufirit maksimal. Nëse kjo vërtetohet atëherë Kim dhe Kanye do të akuzohen për shkelje të të drejtave të punës së fëmijëve.
Ndërkohë as Kim dhe as Kanye nuk kanë reaguar në lidhje me këtë çështje. Këto akuza vijnë në një moment shumë të vështirë për çiftin, pasi ata nuk kanë finalizuar ende procesin e divorcit të tyre. West ndërkaq është bërë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij. Por nuk mbetet pas as Kim e cila i është bashkuar listës së miliarderëve.
Bëhuni gati sepse dokumentari mbi jetën e reperit më të famshëm të momentit po vjen! West ka nisur të filmojë çdo detaj të jetës së tij. Bukuroshja 40-vjeçare nga ana tjetër vazhdon të tërheqi vëmendje me foto provokuese. Tepër e guximshme, Kim këtë herë ka surprizuar me transformimin e saj, ‘zbardhjen e vetullave.’