Showbiz

Akuza edhe ndaj Casey Affleck, aktori tërhiqet nga “Oscars”

Viti i kaluar rezultoi shumë i suksesshëm për Casey Affleck i cili u vlerësua me një “Oscar” për aktorin më të mirë mashkull në filmin “Manchester By The Sea”.

Siç e do tradita fituesi i këtij çmimi i duhet të prezantojë në skenën e “Oscars” vlerësimin për aktoren më të mirë por ka vetëm pak orë që është lajmëruar se ai do të tërhiqet nga ceremonia e këtij viti.

Kjo ka ndodhur për shkak të akuzimeve që kanë shkuar për Casey nga dy koleget e tij të cilat e kanë hedhur në gjyq për ngacmime seksuale. Ato janë producentja Amanda White dhe fotografja Magdalena Gorka.

Dy vajzat dhe Casey Afflek kanë punuar së bashku për krijimin e dokumentarit “I’m Still Here” ku ato pretendojnë se 42-vjeçari u ka kërkuar favore seksuale. Amanda është shprehur se Affleck pas përfundimit të projektit nuk pranonte t’i paguante nëse ajo nuk do të flinte me të madje nxiti të gjithë stafin për t’i bërë asaj presione psikologjike.

“Punonjësit e Casey çdo dit ushtronin presione mbi ne duke bërë komente ofenduese dhe seksuale të inkurajuar nga vetë ai”– ka treguar Amanda. Ndërsa Magdalena pretendon se ai i ka hyrë në shtrat ndërkohë që ajo ishte në gjumë dhe asokohe aktori ka qenë i martuar.

Kjo çështje është lënë në duart e drejtësisë dhe hetimi mbi Casey Affleck vazhdon, për këtë arsye ai nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e ’90 të ndarjes së çmimeve “Oscars”.