Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, kryetari socialist Eduard Shalsi, pyeti drejtuesin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu lidhur me çështjen e akulloreve të kontaminuara në vitin 2021 e që ai e përmendi në raportimin e një dite më parë, si dhe për skandalin te Onkologjiku.
Pas deklaratës tuaj, dje kemi marrë shumë mesazhe shqetësuese nga qytetarët për akulloret e kontaminuara e për të cilat AKU-ja kreu veprimet e duhura, menjëherë dhe i largoi nga tregu pas sinjalizimit. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?
Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 e as në vitin 2023 nga KLSH-ja. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje.
Arben Shehu:
Eshtë i rëndësishëm stabiliteti i institucionit e institucioneve. Eshtë një situatë dhe jo një rast, e kam vlerësuar dhe i kemi dhënë vlerësimin e duhur në tërësi. E kemi trajtuar për ta lidhur me logjikën siç nevojitet, jo ndëshkimi i një individi apo jo një grupi individësh.
Deputeti demokrat, Edmond Spaho-Shalsit:
S’po të pëlqen përgjigja e tij, po i bën presion.
Shalsi: Dy pyetje pra, kryetar fjala për ju.
Shehu: Ndihemi keq, jo vetëm unë personalisht, por edhe kolegët kur vihemi para një përgjegjësie të tillë. Nuk kemi për qëllim të ngarkojmë apo të shikojmë në pozita çdo shtetas shqiptar.
E kemi trajtuar dhe situatën e Onkologjikut, mori atë rëndësi që mori.
Shalsi: Pse në vitin 2024 rasti i 2021-shit me akulloren?
Kreu i KLSH-së: Eshtë trajtuar për shkak të rëndësisë që ka nevoja emergjente për sëmundjet tumorale në lidhje me këtë produkt. E kemi konstatuar me gjithë rekomandimet tona. Nga institucioni, kushdo jo vetëm ishte në dijeni, por duhej të merrte masat. Rasti konkret është pasqyruar, jo vetëm në institucion, por në procesin që ligj na lejon.
Shalsi: Ka disa çështje dhe doni apo s’doni ta pranoni, dje është përhapur panik e njerëzit janë të alarmuar.
Shehu: Për akulloren, raporti që ju e trajtuat si mungesë informacioni është vënë në dispozicion në vitin 2022. Qëllimi është parandalimi sa të jetë e mundur. Rasti ka kallëzim penal, nuk e kemi bërë publik për shkak të vlerësimit tonë.
Shalsi: Pas raportit të auditimit, a keni bërë një kallëzim penal?
Shehu: Eshtë bërë lidhur me dy institucione të tjera. Ne nuk jemi organ hetimi, por auditues.
Mziu: Zoti kryetar nuk jemi në kafene.
Numri një i KLSH-së, Arben Shehu:
Shehu: Jemi përpara disa situatave shumë sensitive, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, por nuk do të doja t’i bëja të ditura këtu, për të mos alarmuar.
Shalsi: Po ju bëj pyetjen, a keni bërë kallëzim penal për Onkologjikun?
Shehu: Po, ka pasur kallëzim penal të lidhur me dy institucione të tjera.
Shalsi: Por, kur e keni bërë pra?
Shehu: Kryetar, ne nuk jemi trupë hetuese.
Shalsi: Kur e keni bërë pra? Data e kallëzimit…
Shehu: Nuk e kam datën