Sydney Sweeney është parë këto ditë në xhirimet e filmit në të cilin do të portretizojë boksieren e famshme, Christy Martin. Aktorja 27-vjeçare u maskua si boksiere dhe fotot e saj u bënë virale në rrjetet sociale. Ajo kishte vendosur një parukë, një shami në kokë dhe rroba të gjera për të portretizuar jetën e Martas në vitet ’90 përpara se burri i saj James të përpiqej ta vriste.
“Çfarë transformimi”, “Gruaja është një seks simbol i madh, por një aktore edhe më e madhe”, “Unë mendoj se ky do të jetë një interpretim i shkëlqyer”-shkruajnë njerëzit në X. Filmi do të tregojë historinë e ngritjes së Christy Martin, e cila u bë boksierja më e famshme amerikane në vitet ’90 dhe u quajt “Femra Rocky”.
Jeta e saj ndryshoi në vitin 1989, kur takoi menaxherin dhe më vonë bashkëshortin e saj, Jim Martin. Ajo u bë gruaja e parë që nënshkroi një kontratë me promovuesin legjendar të boksit, Don King dhe boksierja e parë femër që u shfaq në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated’. Që kur mahniti audiencën me talentin e saj, bukurinë e pamohueshme dhe sensualitetin në serialin e HBO Euphoria, Sydney Sweeney është bërë vajza e re e Hollywood-it dhe një nga femrat më të dëshiruara në planet.
Shumë e quajnë atë si Scarlett Johansson-in e ri, falë figurës së saj epshore dhe talentit të saj, i cili ka qenë i dukshëm në zhanre të ndryshme, qofshin ato rom-com, horror apo dramë. Sweeney është një nga artistet më të suksesshme të brezit të saj dhe në moshën 27-vjeçare ajo është kthyer në një pikë referimi të fuqizimit të femrës në të gjitha aspektet.
Në një intervistë të fundit ajo e ka bërë të qartë se edhe pse është në një lidhje me një mashkull 13 vite më të madh, ai nuk është ‘Sugar Daddy’ i saj, sepse ajo kujdeset për veten financiarisht pa pasur nevojë për askënd tjetër. Sydney ka folur së fundmi për keqkuptimin se i fejuari i saj, Jonathan Davino, paguan për gjithçka në lidhjen e tyre. Në një intervistë për Glamour, Sydney theksoi se ajo është një grua e suksesshme dhe e pavarur që ka punuar shumë për të arritur stabilitetin e saj financiar.