Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Sydney Sweeney merr vendimin e rëndësishëm për…flokët!

Aktorja Sydney Sweeney thotë se i ka dëmtuar së tepërmi flokët e saj bionde. Ylli i “The Anyone But You”, 26 vjeçe, deklaroi për The Strategist se e ka ndaluar veten t’i lyejë sërish flokët, pasi i ka dëmtuar duke i lyer vazhdimisht për role të ndryshme filmike. “Po mundohem t’i rris flokët. Jam në një proces të shëndetit të flokëve”-deklaroi ajo për mediat.

“Flokët e mi janë dëmtuar shumë dhe janë djegur duke i lyer vazhdimisht për role të ndryshme dhe nëpër paraqitje të shumta në tapetin e kuq, kështu që vendosa të presë të gjithë fijet e dëmtuar, të ndaloj lyejen duke i lënë të rriten”-theksoi aktorja. Sweeney fitoi famë pas rolit të saj në serialin “Euphoria” të HBO së bashku me Jacob Elordi, Hunter Schafer dhe të ndjerin Angus Cloud.

Pas debutimit të dramës së shkollës së mesme në 2019, Sweeney ka vazhduar të luajë në disa filma si “The White Lotus”, “Madame Web”, “Anyone But You” dhe “Immaculate”. Kushdo që ka parë disa nga rolet e Sweeney e di se ajo nuk është e panjohur për skenat e çuditshme nudo. Padyshim që këto skena i kanë dhënë aktores 26-vjeçare edhe statusin si një ‘sex symbol’. Ndonëse nuk është fyerje të kesh arritur një titull të tillë, Sweeney ka folur më parë për të dhe ka thënë se disa njerëz luftojnë për ta ndarë atë nga rolet e saj.

Duke folur për The Hollywood Reporter në një intervistë, Sweeney është shprehur se:

Njerëzit harrojnë që unë luaj një personazh, ata mendojnë, “Oh, ajo zhvishet në ekran, ajo është një ‘sex symbol’. Unë nuk kam problem me ato skena dhe nuk do të ndaloj së bëri ato, por do të doja që të kishte një mënyrë më të lehtë për të pasur një bisedë të hapur rreth asaj që ne po supozojmë për aktorët në këtë industri.