Aktorja e njohur Shannen Doherty po përgatit funeralin e saj. Ylli 52-vjeçar i “Beverly Hills, 90210”, që po lufton me kancerin në fazën e katërt që nga viti 2015, foli për këtë në podcastin e saj të njohur “Let’s Be Clear With Shannen Doherty”.
Dua të jetë një festë dashurie. Unë jam ende gjallë. Natyrisht gjëja më e rëndësishme është se nuk dua të vdes shumë shpejt, sepse kam ende shumë gjëra për të realizuar. E di që janë biseda që mund të duken të çuditshme, por duhet t’i përballoj sepse jam e ndërgjegjshme që kjo do të ndodhë dhe që po largohem. Do të doja që lista e të ftuarve të jetë e shkurtër. Unë njoh shumë njerëz që nuk më pëlqejnë mjaftueshëm dhe që mendoj se do të shfaqen gjithsesi, por ama unë nuk dua që të jenë aty. Nuk i dua sepse arsyet përse do të merrnin pjesë në ceremoni nuk janë domosdoshmërisht arsyet më të mira. Do të vinin se nuk duan të bëjnë përshtypje të keqe, ndaj dua t’ua heq presionin.
Sa i përket djegies së saj të mundshme, ylli shpjegoi se planet e saj përfshijnë përzierjen e hirit me atë të qenit dhe babait të saj dhe shpërndarjen në një vend në Malibu, i cili në të shkuarën, ka pasur një rëndësi të madhe për të dhe të atin. Doherty ka treguar së fundmi gjithashtu dy nga momentet më të vështira të jetës së saj. Aktorja tha se pak para se të hynte në operacionin për heqjen e një tumori, zbuloi se i shoqi e kishte tradhtuar. Kurt Isvarienko, me të cilin ishte e martuar për 11 vitet e fundit, kishte pasur një lidhje paralele gjatë martesës së tyre.