Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja Scarlett Johansson i drejtohet gjykatës, shkak inteligjenca artificiale!

Së fundmi me inteligjencë artificiale u klonua edhe aktorja hollivudiane Scarlett Johansson. Por, aktorja nuk e ka lënë me kaq. Ajo i është drejtuar gjyqësorit kundër një aplikacioni, i cili, pa dijeninë e saj përdori emrin e saj dhe ngjashmëri fizike për qëllime promovuese. Spoti prej 22 sekondash krijoi konfuzion te shikuesit. Pas denoncimit, reklama u tërhoq nga qarkullimi.

Përveç se një nga aktoret më të suksesshme të viteve të fundit, Scarlett Johansson është gjithashtu një nga yjet e Hollywood-it që investon më së shumti për mirëqenien e saj mendore. Ylli i “The Avengers”, “Black widow”, “Marriage story” etj, është shprehur gjithmonë se për të një mendje e shëndoshë nis nga një trup i shëndetshëm dhe për këtë arsye punon shumë për fizikun e saj.

Aktorja stërvitet katër ditë në javë për të qëndruar në formë dhe ndjek dietën mesdhetare prej shumë vitesh. “Kam bërë pilates tetë vitet e fundit dhe është e mahnitshme se si ka ndikuar në trupin tim”,-u shpreh ajo për “Stylist”. Por, duket se mosha është një “rrezik” edhe për të, ndaj aktorja është e detyruar ta pranojë këtë gjë dhe të kërkojë rrugë alternative. Në intervistë, aktorja foli edhe për betejën e saj me aknet dhe pranoi se për të është e dhimbshme të shikojë imazhe nga e shkuara.

Ajo ka kohë që është në një lidhje të lumtur me bashkëshortin e saj të tretë dhe një gjë ishte shumë e rëndësishme për të. Një nga gratë më të bukura në botë, Scarlett Johansson, ka zbuluar sekretin e saj për një martesë të gjatë dhe të lumtur. Aktorja e njohur ka kaluar më parë në dy divorce. Ajo ishte në një marrëdhënie me aktorin Ryan Reynolds nga viti 2008 deri në 2011 dhe pas tre vitesh “pauze martese” u martua sërish me gazetarin francez Romain Dauriac në vitin 2014. Dhe pas tre vjetësh me të, ashtu si me Reynolds, ajo kuptoi që nuk ishte kjo marrëdhënia që ajo kërkonte, pas së cilës pasoi një divorc tjetër.