Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Aktorja që prej 20 vjetësh nuk vesh produkte lëkure, gëzofi apo kafshësh…

Mbretëresha e modës vegane e Hollivudit, Natalie Portman në një intervistë për ”The Hollywood Reporter” foli për mënyrën se si ajo i koncepton ndryshimet klimatike në shtëpinë e saj dhe hapat që aktorja ndërmerr për të jetuar një jetë sa më të gjelbër të mundshme.

Ne flasim shumë për ndryshimet klimatike në familjen tonë sa i përket mënyrës se si jetojmë, çfarë zgjedhim të bëjmë.

Një pjesë e asaj që ajo zgjedh të bëjë është të shmangë pëlhurat dhe tekstilet me prejardhje kafshësh dhe të bëjë çdo përpjekje për të blerë vetëm dizajne vintage (antike).

Unë nuk kam blerë apo përdorur produkte lëkure, gëzofi apo kafshësh prej 20 vjetësh.

Portman ka qenë vegjetariane që kur ishte 9-vjeçe dhe u bë vegane më shumë se një dekadë më parë në vitin 2011 pasi lexoi librin ”Eating Animals” të Jonathan Safran Foer. Që atëherë, bukuroshja ka sfiluar rregullisht në tapetin e kuq me dizajne vintage, modele vegane dhe pjesë të porositura nga stilistë që punojnë me stilin e saj të jetesës së ndërgjegjshme për mjedisin.

Veganizmi im është kryesisht një zgjedhje mjedisore, së bashku me mirëqenien e kafshëve.