Aktorja e njohur Naomi Watts është fotografuar së fundmi me vajzën e saj 15-vjeçare në një sfilatë të modës Dior në Brooklyn. Naomi dhe Kai, i cili lindi djalë me emrin Samuel Kai, kishin veshur rroba dhe bizhuteri nga shtëpia e njohur e modës. Watts ka dy fëmijë me ish-partnerin e saj, aktorin, producentin, regjisorin dhe skenaristin Liev Schreiber.
Djali i tyre Sasha është 17 vjeç dhe Kai 15. Edhe pse të dy aktorët nuk janë më çift, ata mbështesin së bashku vajzën e tyre transgjinore. Rikujtojmë se së fundmi Watts ka folur për menopauzën e hershme, në të cilën ka hyrë në moshën 36-vjeçare. Në një intervistë për revistën “Hello”, aktorja ka shpjeguar se ka kaluar një periudhë të vështirë pasi simptomat që kishte po e shqetësonin. 54-vjeçarja u shpreh se:
Të kalosh menopauzën në një moshë kaq të re nuk ishte e lehtë. Sidomos në një kohë kur kishte shumë pak informacion për të. Ndryshimet e humorit, djersitjet gjatë natës, migrena… Ndihesha sikur po dilja jashtë kontrollit. Duke kaluar nëpër këtë udhëtim më çoi në një kuptim më të thellë të vetes. Dola nga ana tjetër duke u ndjerë më “autentike”. Liria ime e madhe erdhi me vetënjohjen.
Ndërkaq, Watts është zgjedhja e parë e regjisorëve kur bëhet fjalë për rolet e grave të torturuara, duke rijetuar humbjet e tyre personale ose duke rrezikuar në skenë të bien viktimë e ndonjë vrasësi gjakatar. 54-vjeçarja deklaron se është mërzitur në mënyrë të padurueshme nga komeditë romantike me histori të zbukuruara, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Një nga gjërat e para që i thanë kur shkeli për herë të parë në Hollywood ishte se karriera e saj do të zgjaste deri në moshën 40-vjeçare, sepse atëherë rolet e mira do t’i kthenin shpinën.