Meryl Streep do të marrë Palmën e Artë të nderit në Festivalin e Filmit në Kanë në Grand Theatre Lumiere në ceremoninë e hapjes më 14 maj. Streep, e cila mban tre çmime Oscar dhe nëntë Golden Globe, është një nga interpretueset më të mëdha në historinë e kinemasë. Aktorja e madhe kthehet në Croisette për herë të parë që kur fitoi çmimin për aktoren më të mirë në 1989 për filmin “A Cry in the Dark” me regji të Fred Schepisi.
Ylli i “Mamma Mia!” dyshohet se ka nisur një lidhje të re me komedianin Martin Short. Çifti u ul pranë njëri-tjetrit në “Golden Globes”, javë pasi filluan të qarkullonin zëra për një romancë. 74-vjeçarja u njoh me Martinin kur ata luajtën si të dashuruar në serialin televiziv amerikan “Only Murders in the Building” vitin e kaluar.
Një burim tha:
Meryl dhe Martin po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk ka presion. Ata kalojnë kohë së bashku dhe merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Është shumë herët tani për të thënë nëse ka diçka serioze.
Nga ana e tij, një përfaqësues për media i Martin Short tha se:
Ata janë thjesht shumë miq të mirë, asgjë më shumë.
Kur u zbulua ndarja e Meryl nga bashkëshorti i saj, u tha se ata kishin qenë të ndarë për gjashtë vjet. Çifti ka katër fëmijë. Ata kanë edhe pesë nipër e mbesa. Djali i tyre, Henri, ka dy fëmijë me gruan e tij, Tamryn Storm Hawker dhe Mamie ka dy fëmijë me bashkëshortin Mehar Sethin. Ndërkohë, Grace së fundmi solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin e saj, producentin e diskografisë Mark Ronson. Ndërkaq, Martin pati një martesë 30-vjeçare me komedianen Nancy Dolman, me të cilën adoptuan tre fëmijë, përpara se ajo të ndërronte jetë në vitin 2010.