Lupita Nyong’o është zgjedhur si presidente e jurisë në Festivalin e 74-të të Filmit në Berlin nga organizatorët. Aktorja më e njohur për interpretimet e saj në filmat “Black Panther” dhe “12 Years A Slave” është e dyta grua presidente e jurisë në Berlinale, pas amerikanes Kristen Stewart.
E lindur në Kenia Lupita u bë e famshme pas performancës së saj fituese të Oscarit si Patsy në dramën e Steve McQueen 12 Years A Slave dhe shpesh zgjedh role me tema të diasporës afrikane dhe racizmit. Në planet e saj të afërta është një serial i bazuar në librin “Americanah” të autores nigeriane Chimamanda Ngozi Adichie.
Lupita Nyong'o Named Jury President of the Berlin Film Festival https://t.co/LTkX6ZOnBb
— Variety (@Variety) December 11, 2023
“Lupita Nyong’o apelon për audienca të ndryshme dhe është konsistente në një ide që dallohet mjaft në personazhet që luan, sado të ndryshëm të jenë ata ”,-thanë në një deklaratë drejtori artistik i Berlinales Carlo Chatrian dhe drejtoresha ekzekutive Mariette Risenbeck. Ndërkaq, Festivali i 74-të i Filmit në Berlin do të zhvillohet nga 15 deri më 25 shkurt 2024.
Rikujtojmë, se Lupita Nyong’o ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie me aktorin Joshua Jackson. 40-vjeçarja dhe 45-vjeçari, u panë të kapur për dore pranë Autocamp në Joshua Tree, Kaliforni. Prej disa kohësh kanë qarkulluar thashethemet për romancë rreth aktorëve, por kjo është hera e parë që ata shfaqen së bashku në publik. Dalja e tyre vjen vetëm disa javë pasi Jodie Turner-Smith paraqiti kërkesën për divorc nga aktori i Dawson’s Creek pas tre vitesh martesë. Ajo përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye për zgjidhjen e martesës. Jodie po kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Juno Rose Diana Jackson.