Ylli 59-vjeçar i ‘Sex and the City’ Kristin Davis është përballur me reagime negative në internet. Aktorja hoqi fillerat dhe i kënaqi të gjithë me pamjen e saj të freskët dhe natyrale. Ajo thotë se nuk dëshiron më të ndjekë pritshmëritë e shoqërisë që gratë duhet të duken përgjithmonë të reja. Aktorja u shpreh se:
Është vështirë të përballesh me veten tënde më të re në çdo kohë.
Aktorja u përball me kritika të ashpra në rrjetet sociale dhe u tall për shkak të pamjes së saj, veçanërisht nga gratë e tjera.
Unë qava për këtë. Ishte shumë stresuese.
Gjatë gjithë kohës aktorja nuk i ka fshehur procedurat e bukurisë që ka kaluar, përfshirë botoksin dhe fillerët.
Bëra mbushës dhe ishte mirë, bëra filler dhe ishte keq. Pasi i hoqa u talla pa mëshirë nga individë.
Ajo vendosi të mos i kushtojë më vëmendje komenteve të njerëzve që nuk e njohin realisht dhe t’i rikthehet pamjes së saj natyrale. Deri para disa vitesh, mbushja e buzëve konsiderohej si tabu. Në ditët e sotme, nëse nuk keni bërë vetë botox ose mbushës buzësh, me siguri njihni dikë që e ka bërë. Por ju duhet të mendoheni dy herë për marrjen e këtyre injeksioneve, ka paralajmëruar një eksperte estetike.
Çmimi për të paguar mund të jetë humbja e aftësisë për të interpretuar emocionet. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Scientific Reports, i cili theksoi se si injeksionet e botoksit në ballë mund të ndryshojnë mënyrën se si mendja interpreton dhe përpunon emocionet që vizatohen në fytyrat e njerëzve të tjerë.