Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Aktorja koreane më e ndjekur në Instagram, njëkohësisht ylli i “Squid Game” vjen me disa këshilla bukurie!

Të gjithë tanimë e dimë se seriali korean “Squid Game” ka arritur një popullaritet shumë të madh që nga publikimi në Netflix muajin e kaluar. Seriali është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash por nëse humbin në lojë, humbin jetën.

Ndërkaq së fundmi është bërë e ditur se aktorja e njohur Jung Ho-yeon e këtij seriali tanimë ka marrë fronin si aktorja koreane më e ndjekur në rrjetin social Instagram. Por së fundmi ajo ka treguar se për të qëndruar në formë pi shumë ujë dhe përdor krem mbrojtës nga dielli.

Për aktoren, hidratimi është thelbësor për lëkurë të mirë. 27-vjeçarja u shpreh për revistën “W” se:

Pirja e dy litrave ujë në ditë, larja e fytyrës vetëm me ujë kur është mëngjes është çelësi i një lëkure të shëndetshme. Mos e prekni fytyrën shpesh me duar dhe sigurohuni që të përdorni krem ​​mbrojtës nga dielli. Masazhet e fytyrës janë të shkëlqyera për të zbutur fytyrën dhe për të dhënë një shkëlqim të shëndetshëm duke stimuluar kështu qarkullimin e gjakut.

Jung Ho-yeon lyen buzët me dy tone ngjyrash

Në videon për “Vogue”, ylli demonstroi se si arrin këtë pamje.

Rikujtojmë, se seriali korean “Squid Game” ka thyer rekorde në Netflix, por për krijuesin e tij që ka bërë rolin e skenaristit, producentit dhe regjisorit nuk ka qenë fare e thjeshtë. Hwand Donk-hyuk, ka zbuluar se puna e tij u refuzua për 10 vjet për shkak të konceptit të tij ‘të çuditshëm’. 

Ndërkaq, shkollat ​​po paralajmërojnë prindërit që të mos i lënë fëmijët e tyre të shikojnë këtë serial, pasi disa nxënës u panë duke imituar skena të njëjta si në serial. Shfaqja e diskutueshme tani ka ndikuar që shkollat t’iu kërkojnë prindërve të monitorojnë atë që fëmijët e tyre po shikojnë mes frikës së imitimit të personazheve të serialit.