Showbiz

Aktorja hollivudiane shfaq foton e trishtë kur vuante nga çrregullimet e të ngrënit

Ajo njihet si Tahani-Al-Jameel, në serialin komik “The Good Place” që transmetohet në “Netflix” që e bëri të njohur ndërkombëtarisht.

Bëhet fjalë për aktoren Jameela Al Jamil e cila prej vitesh krahas karrierës së saj në industrinë e filmit ka bërë të pamundurën që të influencojë vajzat e reja mbi shëndetin mendor dhe fizik.

Orë më parë ajo vendosi të postojë një foto online kur ka qenë rreth të 20-ave dhe vuante nga çrregullimet e të ngrënit.

“Kjo ka qenë dita më e trishtë e jetës sime. Nuk doja të shkoja në event sepse më dukej sikur të gjithë do të më thonin se isha shumë e shëndoshë. Isha kaq e dobët, qëndrova vetëm 10 minuta. I kam humbur vitet më të bukura të jetës sime” -shkruan ajo.