Aktorja e njohur Alison Hammond zbuloi se ajo vuan nga PTSD pasi u bullizua në shkollë për pamjen e saj duke e quajtur atë ‘elefant’. Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) është një çrregullim psikologjik që mund të ndodhë tek njerëzit që kanë përjetuar një ngjarje traumatike të tillë si një fatkeqësi natyrore, një aksident i rëndë, një akt terrorist, luftë ose përdhunim ose që janë kërcënuar me vdekje.
Prezantuesja shumë e dashur e “This Morning” pranoi se ajo ende ka sulme paniku dhe është shkaktuar nga fjala ‘elefant’ që kanë përdorur disa nxënës në shkollë kur ajo ishte e vogël. Prezantuesja e guximshme televizive tha për “The Mirror” se sa herë që dëgjon dikë që flet për kafshën, ajo menjëherë mendon se po flasin për të. Alison foli në librin e saj të ri “You’ve Got to Laugh”, në lidhje me një ngjarje që ajo ndoqi me prezantuesen e “Virgin Radio”, Kate Lawler. Muzikanti i njohur Brian May, mesa duket u kishte thënë atyre për të folur për një shfaqje, më pas ai u ngrit për të mbajtur një fjalim dhe tha se kishte një elefant në dhomë dhe Alison mendoi se ai po i referohej asaj. Ajo u shpreh se:
Unë isha në panik se ai do të fillonte të më turpëronte para të gjithëve. Në fakt, May po i referohej diçkaje krejtësisht ndryshe. Nuk jam e sigurt se çfarë mësimi kam marrë nga ajo ditë, por jam e sigurt se nuk jam personi i vetëm që jeton me PTSD që nga fëmijëria.
Alison kohët e fundit tha se pasi u bllokua për herë të dytë, mjeku i saj paralajmëroi se ajo ishte para-diabetike. Aktorja që atëherë ka hequr sheqerin nga ushqimi i saj dhe tani bën shëtitje të rregullta dhe falë ndryshimeve dhe humbjes së mëvonshme të peshës, nuk është më para-diabetike. Ajo pranoi se:
Bllokimi ishte i tmerrshëm për mua sa i përket peshës. Unë nuk mund ta kontrolloja ushqimin tim ose sa stërvitje bëja. Arriti në një fazë ku mjeku im tha: “Duhet të bësh diçka për këtë, Alison.” Asnjëherë nuk kam pasur probleme shëndetësore deri në atë kohë. Më trembi sepse nëna ime kishte diabet dhe mendova mos ndoshta ishte e trashëguar dhe unë dua të jetoj për djalin tim, kështu që vendosa të bëj diçka për këtë.
Alison vendosi t’i nënshtrohet një operacioni në stomak. Ndërsa ajo po intervistonte Matt Damon për filmin e tij “The Bourne Ultimatum” në vitin 2007, ndodhi një incident i papritur, ku u thye karrigia që qëndronte e ulur Alison. Ajo shprehet se:
Madhësia dhe pesha ime dolën kundër meje dhe papritmas karrigia u prish. Ishte një moment i tmerrshëm, i turpshëm. Unë kisha thyer karrigen ndërsa po intervistoja Matt Damon, një nga nga idhujt e mi. Unë u mërzita dhe në ato momente nuk e doja më veten.
Alison pranoi se në vend që të shpërthente në lot ashtu si Alison ndihej në atë moment, ajo dhe Matt qeshën ndërsa intervista vazhdoi. Pas atij momenti, Alison zbuloi se ishte e bindur për të bërë operacionin në stomak, por operacioni nuk funksionoi sepse ajo nuk ishte mendërisht e gatshme për të mbajtur dietë edhe pse stomaku i ishte zvogëluar. Ajo shtoi:
Nuk ishte e drejtë të haje aq pak dhe megjithëse të kesh një balon gastrik supozohet të të bëjë të ndihesh më e ngopur më shpejt, unë po haja sallatë dhe akoma ndihesha e uritur.
Aktorja e mbajti balonin gastrik për dy vjet para se ta hiqte, por pranoi se nuk kishte humbur më shumë se dy kilogram nga vendosja e balonit.