Aktorja e njohur Michelle Yeoh ka ndarë me publikun një moment të dhimbshëm të jetës së saj, duke rrëfyer ndjenjën e dështimit për shkak të pamundësisë për të pasur fëmijë. Në një intervistë për BBC, ajo shpjegoi se gjithmonë kishte dëshiruar të krijonte një familje të madhe, dhe kjo ishte arsyeja e martesës së saj të parë me biznesmenin Sir Dickson Poon.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimeve, ajo nuk arriti të realizonte këtë dëshirë.
Momenti më i keq i çdo muaji është kur kupton se nuk ka ndodhur asgjë, dhe ndihesh si një dështim
– tha Yeoh. Ajo shtoi se është e vështirë të pranosh që disa gjëra në trupin e saj nuk funksionojnë siç duhet, por duhet ta pranoje këtë si realitet, pasi nuk ka zgjidhje tjetër.
E pyetur nga prezantuesja e “Ora e gruas”, se sa kohë iu desh që të pajtohej me faktin se nuk do të mund ta bënte këtë, Yeoh u përgjigj:
Ndonjëherë, unë ende mendoj për këtë
Ajo shtoi se, megjithatë, ka mësuar të pranojë situatën dhe të mos e fajësojë veten.
Yeoh, që fitoi çmimin Oscar vitin e kaluar për rolin në “Everything Everywhere All at Once”, është gjithashtu e njohur për role në filma të tjerë të suksesshëm si “Tomorrow Never Dies”, “Crouching Tiger, Hidden Dragon” dhe “Crazy Rich Asians”. Ajo do të interpretojë Madame Morrible në filmin e ri “Wicked”.
Aktorja dhe Poon ishin të martuar nga viti 1988 deri në 1992, dhe Yeoh theksoi se dëshira për të pasur fëmijë ka qenë gjithmonë e pranishme në jetën e saj, por që nuk është realizuar për shkak të problemeve shëndetësore.
Unë gjithmonë i kam dashur dhe ende i dua fëmijët