Aktorja e njohur Shannen Doherty ka bërë së fundmi kërkesë për divorc nga bashkëshorti Kurt Iswarienko. Përfaqësuesi i yllit të “Charmed” tha për Page Six se:
Divorci është gjëja e fundit që donte Shannen. Për fat të keq, ajo ndjeu se nuk kishte asnjë mundësi tjetër.
TMZ raportoi se Doherty, dorëzoi dokumentet të premten në Los Angeles, duke thënë se ishin ndarë që nga janari. Burimet thanë se artistja e cila u diagnostikua me kancer të gjirit në shkurt 2020 nuk është ‘mirë’ nga ana shëndetësore, duke e bërë ndarjen e tyre edhe më të vështirë. Artistja u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në mars të vitit 2015. Ajo zbuloi në një pjesëmarrje në “Good Morning America” se kishte jetuar privatisht me sëmundjen.
Doherty tha më parë në një intervistë të vitit 2019 me revistën People se beteja e saj e parë me kancerin e gjirit e ndryshoi martesën me Iswarienkon për mirë. “Kanceri na forcoi”, tha ajo në atë kohë. “Kurt dhe unë kemi një vlerësim shumë më të thellë për njëri-tjetrin tani”. Iswarienko është burri i tretë i Doherty. Ylli “Beverly Hills, 90210” ka qenë e martuar më parë me aktorin Ashley Hamilton nga 1993 deri në 1994 dhe Rick Salomon nga 2002 deri në 2003.