Showbiz

Aktorja e njohur rrëfen problemin që ka me emrin e saj!

Ajo është një nga aktoret më të mira të Hollywood-it. Bëhet fjalë për Anne Hathaway e cila pavarësisht se është mjaft e famshme duket se ka një problem me emrin e saj. E ftuar së fundmi në emisionin “Jimmy Fallon Shoë”, aktorja ka treguar se nuk i pëlqen që njerëzit t’i drejtohen me emrin e saj. Dhe e dini se cila është arsyeja? Sepse vetëm një njeri i thërret me emrin e saj dhe ajo është e ëma.

Personi i vetëm që më thërret Anne është nëna ime dhe ajo e bën këtë gjë kur është shumë e nevrikosur me mua. Kështu që sa herë dal në publik dhe dikush më thërret me emrin tim, më duket sikur do më bërtasin.

Ajo ka treguar se në moshën 14-vjeçare, kur xhiroi një reklamë, iu tregoi njerëzve se duhej ta thërrisnin sipas emrit të saj, por nuk e mendoi se gjithë jetën do i ngelej emri “Anne”. Kështu ajo iu ka bërë thirrje njerëzve që ta thërrasin me pseudonimin e saj, Annie, ose si të duan ata përveçse me emrin e saj të vërtetë.

Unë jam Annie. Njerëzit më quajnë Zonjusha H, njerëzit më thërrasin Hath, kështu që ndihuni të lirë, më thërrisni si të doni, por jo Anne.