Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e njohur Meg Ryan zbulon projektin e saj të rradhës!

Aktorja e njohur Meg Ryan i është rikthyer filmave të zhanrit romantik-komedi. Lajmi u konfirmuar nga vetë aktorja e cila zbuloi në Instagram se do të jetë protagoniste në komedinë e ardhshme romantike “What Happens Later”, me aktorin e X-Files, David Duchonvy.

Sipas ‘Variety’, filmi do të bazohet në shfaqjen e Steven Dietz-it, ‘Shooting Star’, me Steven që bashkë-shkruan skenarin me Meg dhe Kirk Lynn. Sipas revistës, filmi do të ndjekë dy personazhe të quajtur Willa (Ryan) dhe Bill (Duchovny), të cilët kanë qenë në një lidhje shumë kohë më parë.

Të dy ritakohen pasi bllokohen në një aeroport. Ryan është e njohur për rolet e saj në filmat “When Harry Met Sally” dhe “You’ve Got Mail”, roli i saj i fundit rom-com ishte në “Serious Moonlight” në 2009. Që atëherë, ajo ka luajtur në serialet televizive “Web Therapy” dhe “Picture Paris”, si dhe drejtoi dhe luajti në filmin “Ithaca” në 2015.