Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Kate Phillips shtatzënë për herë të dytë!

Aktorja Kate Phillips, e njohur për rolin e Linda Shelby në “Peaky Blinders”, është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Sipas “Daily Mail”, ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në një dalje publike javën e kaluar në veri në Londrës. Pas kësaj daljeje, menjëherë u përhap lajmi se aktorja po pret një fëmijë tjetër.

Kate dukej më e bukur se kurrë më parë ndërsa disa miq shëtisnin bashkë me të duke biseduar. Aktores i pëlqen ta mbajë jetën e saj private. Edhe identiteti i babait të fëmijës ende nuk është konfirmuar, pasi ylli thuhet se nuk është martuar ende me askënd dhe as i dashuri i saj nuk dihet.

Para këtij fëmije, aktorja ka sjellë në jetë një vajzë, e cila është tre vjeçe por as babai i saj nuk është zbuluar deri më tani. Duket se Phillips nuk do ta ndajë këtë informacion me mediat.