Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Kaley Cuoco bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur Kaley Cuoco është bërë nënë për herë të parë. 37-vjeçarja dhe partneri i saj, Tom Pelphery, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën e quajtur Matilda Carmine Richie Pelphrey. Cuoco njoftoi në rrjetin e saj social Instagram se solli në jetë vogëlushen më 30 mars 2023.

Prezantojmë, Matilda Carmine Richie Pelphrey, dritën e re të jetës sonë! Jemi shumë të gëzuar dhe mirënjohës për këtë mrekulli të vogël. Faleminderit mjekëve, infermierëve, familjes dhe miqve që na kanë ndihmuar jashtëzakonisht gjatë ditëve të fundit. Jemi të bekuar. Tom nuk mendoi se mund të dashurohesha edhe më shumë me ty, por e bëra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kaley Cuoco (@kaleycuoco)

Rikujtojmë, se Kaley dhe Tom u takuan në një premierë dhe më pas nisën lidhjen në prill të vitit 2022. Ata zyrtarizuan romancën në Instagram një muaj më vonë. Aktorja e “Flight Attendant” ishte e martuar më parë me Ryan Sweeting nga viti 2013 deri në vitin 2016. Më vonë, ajo vazhdoi me Karl Cook, me të cilin u martua në vitin 2018, megjithëse çifti u ndanë dhe u divorcuan në 2022.