Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Jennifer Hudson zbulon se babai i saj kishte 27 fëmijë!

Jennifer Hudson ka zbuluar se babai i saj i ndjerë Samuel Simpson kishte gjithsej 27 fëmijë. Këngëtarja 42-vjeçare ka treguar se si mësoi se kishte 26 vëllezër dhe motra, shumicën e të cilëve ende nuk i ka takuar. “Ka shumë prej nesh. Më duket se ai kishte 27 fëmijë”-tha aktorja gjatë një interviste. Ajo shtoi se është fëmija më i vogël.

“Janë shumë fëmijë” dhe më pas vijoi se i kishin thënë gjithnjë që babai i saj kishte 27 fëmijë. Ajo tha se kur ishte adoleshente vendosi një synim që t’i takonte të gjithë por më pas mësoi se kishte më shumë nga sa mendonte. “Unë jam një person familjar dhe kur mbusha 16 vjeçe, thashë do shkoj të gjej të gjithë vëllezërit e motrat Ishte ëndrra ime që të ishim të gjithë në një tryezë gjigande në Ditën e Falënderimeve ose Krishtlindjeve dhe të hanim së bashku. Ky ishte qëllimi im në moshën 16-vjeçare”.

Kanë qenë të afërmit nga ana e të atit që kanë ndihmuar në kontaktet midis vëllezërve e motrave. Jennifer përmbylli intervistën duke thënë se kishte jetuar vetëm me nënën derisa më vonë arriti të ndërtonte një raport me të atin. Rikujtojmë se së fundmi reperi i njohur Common dhe Hudson kanë konfirmuar lidhjen e tyre gjatë episodit në “The Jennifer Hudson Show”. Ndërkohë që aludimet për romancën e tyre kanë qarkulluar prej kohësh, Common zbuloi se ai është duke u takuar me Hudson gjatë një shkëmbimi flirtues në shfaqjen e Hudson.