Showbiz

Aktorja e njohur: “Jam e lumtur që i shpëtova mendimeve për vetëvrasje”

Ajo është një aktiviste dhe aktore e njohur e cila u bë e famshme pas debutimit në serialin komik në “Netflix”, “The Good Place”.

Bëhet fjalë për Jameela Jamil e cila së fundmi ka rrëfyer se 6-të vite më parë ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u vetëvrarë.

Edhe pse nuk zbuloi detaje të shumta, 33-vjeçarja theksoi se vuante nga stresi post-traumatik dhe për muaj të tërë ka qenë në terapi intensive dhe ështe krenare me veten që i’a ka dalë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Jameela përcolli një mesazh në ditën ndërkombëtare të shëndetit mendor duke ndarë me të gjithë botën historinë e saj kaq personale.