Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Hilary Duff bëhet nënë për herë të katërt!

Aktorja e njohur Hilary Duff është bërë nënë e katër fëmijëve. 36 vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Matthew Koma, mirëpritën një vajzë me një lindje në vaskë në shtëpinë e tyre. Duff shkroi në Instagram se:

Kam ëndërruar të të mbaj në krahë për muaj të tërë dhe 5 ditët e fundit të njohjes me ty, shikimit në ty dhe nuhatjes kanë qenë momente të pastra magjie. Të gjithë të duam shumë sikur të kesh qenë mes nesh gjithmonë bukuroshe.

Duff dhe Koma, të cilët u martuan në vitin 2019, kanë edhe dy vajza të tjera Banks, 5 vjeçe dhe Mae, 2 vjeçe. Duff ka edhe djalin e madh Luca, 11 vjeç me ish-bashkëshortin Mike Comrie. Aktorja njoftoi për herë të parë se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt në dhjetor 2023. “Surprizë Surprizë”, shkroi ajo në Instagram ndërsa ndante një kartolinë për pushimet familjare me veten, Koma dhe fëmijët e tyre duke pozuar me pizhame.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff)

Në fillim të viteve 2000, Hilary Duff u bë e famshme si ylli i ‘Lizzie McGuire’, një serial adoleshentësh i Disney Channel që ishte një hit i madh për shikuesit në atë kohë. Megjithatë, kjo famë bëri që aktorja të përballej me situata të ndërlikuara që e çuan atë të vuante nga një çrregullim i të ngrënit kur ishte vetëm 17-vjeçe.

Në kulmin e karrierës së saj, Duff ishte e fiksuar pas imazhit të trupit së aktoreve. Të paktën kështu rrëfeu ajo në një intervistë për Women’s Health Australia. “Ishte e tmerrshme,”-tha ajo. Presioni për të ruajtur pamjen që shoqëria donte e komplikoi adoleshencën e saj dhe kjo e bëri atë të ndryshonte dietën e saj dhe të kalonte një periudhë të vështirë. Për të ndihmuar të tjerët që përjetojnë të njëjtën situatë, Duff ndau disa këshilla që funksionuan për të dhe që ajo ende i ruan edhe sot e kësaj dite për të qëndruar në rrugën e duhur me stabilitet dhe qetësi të plotë.