Aktorja e njohur Emma Stone ka nxjerrë në shitje rezidencën e saj në Los Angeles me një vlerë rreth 4 milionë dollarë. Shtëpia prej 3276 metrash katrorë në zonën Comstock Hills të lagjes Westwood të LA përmban katër dhoma gjumi dhe katër banjo të plota. E ndërtuar në vitin 1926, shtëpia e stilit spanjoll u rinovua së fundmi, duke përfshirë një kuzhinë më bashkëkohore me dritë natyrale dhe jo vetëm…
Kuzhina të çon në një zonë të vogël ndenjëse dhe një oborr spanjol gjigand. Shtëpia e saj përfshin një banjë me letër-muri të gjelbër të çelur dhe një vaskë shumë të bukur. Për më tepër, prona përmban një shtëpi pritjeje me një dhomë ndenjeje, kuzhinë, dhomë gjumi dhe zonë lavanderie.
Aktorja 35-vjeçare përdori shtëpinë gjatë vizitave të saj në Los Anxhelos dhe lista përfshin gjithashtu edhe një krevat fëmijësh në një dhomë të katit të dytë, me gjasë për vajzën e saj 2-vjeçare, Louise Jean. Aktorja ende zotëron rezidenca në Austin, Teksas dhe New York City, ndërsa vitin e kaluar ajo shiti një shtëpi tjetër në Malibu për pak më shumë se 4.4 milionë dollarë.
Stone siguroi çmimin e aktores më të mirë në Critics Choice Awards 2024 për rolin e saj në “Poor Things”. Kjo fitore pason fitoren e saj në Golden Globe për të njëjtën performancë vetëm një javë më parë, duke shënuar një tjetër vlerësim të rëndësishëm për aktoren fituese të Oscar-it gjatë këtij sezoni të ndarjes së çmimeve të rëndësishme.