Sot e ftuar në emisionin sportiv “Paso” ka qenë aktorja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht edhe mbesa e Skënder Halilit, Anxhela Halili. Bukuroshja ka folur në lidhje me rolin e saj në filmin “Sofia” me regji të Eduart Grishaj.
Pasi kam ikur nga Shqipëria kam marrë pjesë në një show televiziv që transmetohet edhe në Hulu. Kjo më ka hapur shumë dyer, kam marrë një rol kryesor edhe në filmin “Spin the Bottle” që nga muaji janar do të transmetohet në Hulu dhe Netflix.
Aktorja ka treguar se si arriti që të bëhej pjesë e kastit të filmit.
Kemi folur në Facebook me Eduartin, më ka thënë që ka një projekt dhe po bëhej një audicion.
Anxhela ka shtuar se:
Kemi qenë në premierën e filmit dhe më ka dhënë edhe një çmim për “Best Supporting Actor”.
Eksperienca e këtij filmi normalisht që ka qenë e vështirë sepse për Anxhelën gjuha ka qenë edhe një nga faktorët që ka dashur ta perfeksionojë.
Unë jam përgatitur për gjashtë muaj për dy skena që të flas shqip, unë flas me dialekt dhe të kaloja në gjuhën letrare ishte më e vështirë. Doja të isha shumë mirë.
Përveç aktrimit, Anxhela ka zbuluar se ka një lidhje shumë të fortë edhe me sportin.
Kam luajtur futboll për 10 vjet. Kam qenë mbrojtëse e krahut të djathtë, njësoj si Skënder Halili. Kur kam qenë në shkollën e mesme më duhej të zgjidhja mes sportit dhe aktrimit, ndërsa tani merrem me boks. Është pasioni im që të merrem me sport.