Aktorja e njohur Alice Evans së fundmi ka pohuar se nuk ka para për të paguar faturat dhe ushqimin që nga ndarja prej Ioan Gruffudd dhe u ka kërkuar ndihmë miqve të saj. Çifti u shkurorëzua në janar të këtij viti pas martesës 13 vjeçare. Aktori kërkoi një urdhër ndalimi, duke pretenduar se Evans e kishte kërcënuar vazhdimisht se do i bënte atë që Amber Heard ia bëri Johnny Depp.
53-vjeçarja ndërkohë ka shprehur se:
Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë. Nuk kam para për ushqim dhe fatura. Sapo mësova se dikush kishte tentuar të na thyejë derën e përparme mbrëmë. Do të përpiqem të jem nëna më e mirë që mund të jem. Ajo nuk do të më humbë kurrë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Po kalojmë një periudhë të vështirë në jetën tonë.
Ajo ka nisur fushatën ‘GoFundMe’ dhe dëshiron të mbledhë 25.000 dollarë, në mënyrë që të mund ta paguajë një avokat.
Aktualisht nuk kam avokat dhe nuk mund ta paguaj. Nëse nuk paraqitem para gjykatësit do të jem fajtore për mospërfillje të gjykatës. Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në atë moment me mua dhe fëmijët e mi.
Rikujtojmë, se dyshja Alice dhe Ioan u takua në vitin 2ooo gjatë xhirimeve të filmit ‘102 Dalmatët’ dhe u martuan në vitin 2007. Në mars të 2021 ata bënë kërkesën për divorc.