Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e “High School Musical” bëhet nënë për herë të dytë!

Ashley Tisdale është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja e “High School Musical” dhe bashkëshorti i saj, Christopher French ndanë foton e parë të vajzës së tyre përmes një postimi në Instagram. Çifti dhe vajza e tyre 3-vjeçare, Jupiter mbanin dorën e vogëlushes. “Të tre ne jemi të marrosur pas teje. 6 shtator 2024”, shkroi ajo duke vendosur edhe ikonën e një tërfili me katër fletë. Në diçiturë, Tisdale zbuloi se emri i vajzës është Emerson Clover French.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ashley Tisdale (@ashleytisdale)

Tisdale ka zbuluar së fundmi se vuan nga alopecia, një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve. “Alopecia dhe humbja e flokëve janë mjaft të zakonshme, por shumë njerëz ndihen të turpëruar të flasin për këto çështje”, shkroi Tisdale në Instagram.

Çdo lloj rënie e flokëve mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj, veçanërisht nëse ndiheni sikur jeni i vetmi që e kalon atë. Kjo është arsyeja pse unë dua të flas hapur. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Në një histori të postuar në website e saj, Frenshe, Tisdale shtjelloi më tej përvojën me alopecinë. Ajo zbuloi se i filloi kur ajo ishte në fillim të të 20-ave dhe se si e menaxhon gjendjen. Ashley theksoi se trajtimi me plazmën e pasur me trombocitet (PRP) është veçanërisht i dobishëm, duke shkruar:

Është e shtrenjtë. Sigurisht nuk është përvoja më e këndshme. Në fund të fundit përfshin mikrogjilpërën e kokës por bëri që flokët të rriten përsëri.