Aktorja Blake Lively pranon se më në fund ka filluar ta vlerësojë emrin e saj të mesëm ndërsa diskutoi për të në një intervistë. Teksa fliste për MTV UK për të promovuar filmin e saj të ri ‘It Ends with Us’, me aktoren Isabela Ferrer, Lively zbuloi se vonë në jetë, kur u takua me burrin e saj Ryan Reynolds, mësoi ta donte emrin e dytë që i vuri nëna e saj.
Me siguri nuk e dinit që emri i saj i mesëm është Ellender. “Pra, unë gjithmonë e urreja atë,”-tha Blake gjatë intervistës, duke u ndalur për të parë kamerën dhe për të kërkuar falje nëse ka ndonjë Ellender që po e dëgjon. “Por burri im e donte atë, gjë që më bëri ta pëlqeja më shumë.”
Sipas Lively-t, Reynolds mendoi se emri unik i gruas së tij tingëllonte si ‘livando’, ndërsa Ferrer e lavdëroi emrin e saj të mesëm duke e quajtur atë “shumë elegant dhe të këndshëm”. Lively, teksa reflektonte për kujtimet dhe ngjarjet e preferuara gjatë vitit që lamë pas, veçoi një prej tyre, një udhëtim në Disneyland në Paris, momente të cilat ajo i ndau përmes një postimi në Instagram.
Por, përveç adrenalinës dhe magjisë që ky vend ka për fëmijët, pse jo edhe për të rritur që i bashkohen kësaj aventure, fansave të vëmendshëm nuk u shpëtoi një detaj në foton e dytë të Blake, pompa portative e gjirit.
E veshur me një bluze të verdhë, xhinse dhe atlete të rehatshme, teksa pozon në krah të dy brejtësve të preferuar të filmit “Ratatouille”, pompa e gjirit në xhepin e aktores është detaji që bie në sy. Shumë nga ndjekësit e aktores, mes tyre edhe nëna të reja, u shprehën të emocionuar kur panë yllin e “Gossip Girl” që ishte një prej tyre, pra që pompon qumështin e gjirit në publik.